Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Kosovën për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ambasada amerikane përmes një shkrimi në Twitter, ka shprehur falënderime ndaj Kosovës për gatitshëmërinë për të pranuar refugjatë dhe gazetarë nga Ukraina.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën—duke miratuar sanksione, duke ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, kanë shkruar nga kjo ambasadë.
#UnitedWithUkraine. The United States commends Kosovo for its solidarity with Ukraine—enacting sanctions, offering humanitarian support to refugees and journalists, and condemning Russia’s unjustified, unprovoked, deadly actions. https://t.co/0IlCY3SgcC
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 17, 2022
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vazhduar me miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Sipas vendimit, Federatës Ruse dhe Bjellorusisë iu është ndaluar udhëtimi dhe transporti i mallrave në Kosovë dhe tranzit./Shqip.com