Sport Shqiptar

Amar Gërxhaliu e kompletoi ndeshjen e parë në elitën e futbollit turk

Mbrojtësi Amar Gërxhaliu e ka kompletuar ndeshjen e parë në elitën turke. Gërxhaliu 20-vjeçar debutoi me skuadrën e Antalyasporit në ndeshjen e kaluar dhe luajti për 18-të minuta.

Të mërkurën në mbrëmje, ai luajti në tërë ndeshjen, por Antalyaspori u mposht 2:0 në udhëtim te kampioni në fuqi i Turqisë, Trabzonspori.

Lexo edhe:
Talenti vushtrrias Amar Gërxhaliu debuton me ekipin e parë të Antalyasporit: Karriera ime sapo ka filluar, ëndërroj debutimin edhe me Kosovën

Te vendësit në bankën rezervë ishte Enis Bardhi.

Antalyaspori ka 21 pikë në 20 ndeshje të luajtura.

Trabzonspori ka 38 pikë.

/Shqip.com