Sport Ndërkombëtar

Alonso vendos një rekord fantastik

Veterani në Formula 1, Fernando Alonso, nuk arriti të përfundojë garën e fundit në Singapor dhe u detyrua të tërhiqej, por, megjithatë, ai e ka një arsye për të qenë krenar.

Alonso, i cili gjatë karrierës së tij, dy herë është shpallur kampion, e pati paraqitjen e tij të 350-të në Formula 1.

Në këtë mënyrë, ai ka vendosur rekord, duke e kaluar një tjetër legjendar të këtij sporti, finlandezin Kimi Raikkonen, i cili i ka 349 paraqitje.

Podiumi kompletohet me brazilianin Rubens Barrichello, që numëron 322 gara të zhvilluara në Formula 1.

Pilotët me më shumë gara në F1
1.Fernando Alonso, 350 gara
2.Kimi Raikkonen, 349 gara
3.Rubens Barrichello, 322 gara
4.Michael Schumacher, 306 gara
5.Jenson Button, 306 gara
6.Lewis Hamilton, 305 gara
7.Sebastian Vettel, 294 gara
8.Felipe Massa, 269 gara
9.Riccardo Patrese, 256 gara
10.Jarno Trulli, 252 gara

/Shqip.com