Allegri: Pogba? Kush është Pogba?

Lajmet se Pogba ka arritur marrëveshje me Juventusin morrën “këmbë” shpejt.
Ai është i lirë nga qershori i këtij viti – për të vendosur për të ardhmen e tij.
Mbi një transfer potencial, ka komentuar trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, raporton Fabrizio Romano.
Juventus manager Allegri when asked about Paul Pogba deal discussed with his agent today: “Pogba? Who is Pogba? I don’t know him [laughs] – …is it an English word, maybe?!”, he tells Dazn. 😄⚪️⚫️ #Juventus
“I forgot about Paul Pogba, it was too many years ago”, Allegri added.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2022
“Pogba? Kush është Pogba? Nuk e njoh [qesh] – … është fjalë angleze, ndoshta?!”, tha ai për Dazn.
“Kam harruar Paul Pogban, ishte shumë vite më parë”, shtoi Allegri.
Natyrisht, italiani ironizoi me këtë deklaratë, pasi kishte vetë lojtarin nën menaxhim vite më parë.

Përndryshe, me parametra zero, Pogba do të ishte një ‘aset’ tejet i nevojshëm për “Zonjën e Vjetër”.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 nuk përmmbushi pristshëritë te United, kjo edhe me kritikat që iu drejtuan atij për jetën jashtë fushave.
Tani si 29 vjeçar, ai do të kërkojë ta “ringjallë” karrierën e tij – pavarësisht se cilin klub do e zgjedhë për aventurën e tij.

Kurse nga ana tjetër, tekniku Allegri arriti ta sigurojë një pozitë që u dha atyre biletë për Ligën e Kampionëve, me edicionin e ardhshëm që duket të jetë tejet interesant./Shqip.com