Lajme

Aliu: Rritja e çmimeve ka bllokuar shumë projekte

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë raportimi për raportin e punës për vitin 2022 para anëtarëve të Komisionit për Mjedis, ka thënë se deri në këtë periudhë të vitit kanë shpenzuar vetëm 40 për qind të buxhetit të ndarë për këtë ministri për vitin 2022.

“Të arriturat kryesore janë duke filluar nga nënshkrimi i dy marrëveshjeve të bashkëpunimit mes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe MMPHI në Kosovë. Marrëveshja e parë është bashkëfinancimi për studimin të fizibilitetit për projektin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinës me qëllim të përcaktimit të strukturave dhe ndarjes së kostove ndërmjet palëve dhe projektet për linjën hekurudhore nga Durrësi në Prishtinë. Marrëveshja e dytë është marrëveshja për vlerësimin e gjendjes në përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Kosovë-Shqipëri. Pra të dyja këto marrëveshje kanë pasur një ndikim jashtëzakonisht të rëndësishëm sidomos kjo e dyta po flas për banorët lokal që janë në zonat e thella kufitare që janë të izoluar dhe asfaltimi i këtyre rrugëve që është jashtëzakonisht i rëndësishëm ka pas të bëjë drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. Çështja e hekurudhës ka të bëjë me një çështje krejt tjetër me interesin jo vetëm të të dyja vendeve, por interesin ekonomik të regjionit”, ka thënë Aliu.

Ai tha se me shtetin e Malit të Zi kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë.

“Për dy rrugë, Pejë-Rozhajë, dhe Deçan-Plavë të dyja këto rrugë kanë një rëndësi të veçantë për të dyja vendet, rruga Deçan-Plavë do të jetë në parkun nacional dhe do të ketë një karakter të ndryshëm prej kësaj me qasje për zhvillim të ekonomisë së gjelbër ku nuk do të lejohet kalimi i transportit të rëndë që me zvogëlua ndikimin si në parkun nacional si në zonën e manastirit të Deçanit”, theksoi ai.

Ndërsa, shpenzimin e vetëm 40 % të buxhetit për vitin 2022 e pranon që ishte i vogël po e arsyetoi me rritjen e çmimeve.

“Arsyeja pse është 40 % është arsyeja e rritjes së çmimeve dhe shumë bllokime të projekteve që kanë qenë, mbase e rrisim deri në fund të viti jemi duke punuar intensivisht që me rrit këtë është shifër jashtëzakonisht e vogël për në një vit të tillë që ka pas ndikim në gjithë Evropën, për projektin konkret me dëshirën më të madhe do të kishim financuar ju mund të thoni se e diskriminoni Drenicën, Skenderaj në absolutisht nuk ka të bëjë kjo nuk ka të bëjë me kuptimin regjional ka të bëjë me procedurën nëse kemi pas trajtim të projekteve të ujërave dhe ka dal një nga projektet me shkeljet më të rënda që është konsideruar unë e kam pas problem me shty përpara e me dhënë nënshkrimin përkundër dëshirës së madhe”, ka thënë mes tjerash Aliu.

/Shqip.com