Lajme

Aliu: Protesta e sotme ishte në mbrojtje të prokurorisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

“Protesta e sotme ishte në mbrojtje të prokurorisë”

Kështu ka thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten.

Protesta në Prishtinë ishte pas vrasjes së Marigona Osmanit, aty morën pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Por, në opinionin publik pjesëmarrja e tyre është kritikuar.

Marigona Osmani është dërguar e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt, më 22 gusht.

Pas asaj ngjarje janë ngritur zërat që duhet të ketë masa në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Por, ndarja e pushteteve në Kosovë rregullohet me kushtetutë.

Kjo të enjten solli një “përplasje” ndërmjet ministrit të brendshëm dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj. /Shqip.com