Lajme

Aliu flet për emërimin e motrës në Odën e Farmacistëve: U ftua për ta marr detyrën, por nuk e di se si

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi të martë se nuk është dijeni se si është punësuar motra e tij në një komision të Odës së Farmacistëve.

Aliu në seancën e Kuvendit të Kosovë, tha se motra e tij ishte edhe më parë e punësuar në spital dhe përgatitja që ajo ka, sipas Aliut, është e rrallë në Kosovë.

“Ajo nuk është e punësuar tash, ka qenë në spital në barnatoren e Internos. Po, pra, përveç asaj, është specialiste e farmacisë klinike, numri i tyre është jashtëzakonisht i vogël, nën dhjetë, dhe rrjedhimisht, mendoj që gjasat që ajo ka mund të jetë pjesë e atij Komisioni, kanë mundur të jenë shumë të mëdha”, theksoi ministri Aliu.

Sipas tij, për këtë çështje duhet sqaruar OFK-ja.

“Ka qenë aktive edhe më herët, ka bërë udhëzime administrative për t’i ndaluar hajnitë e ndryshme. Ky s’ka qenë punësim, është ftuar, e ka marrë atë detyrë”.

Vendimi për punësimin e Suliota Aliut është marrë me datën 15 të këtij muaji (korrik), nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./SHQIP.com