Lajme

Aliu: Aeroporti i Prishtinës ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtë mujorit të vitit 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Aliut, nga muaji qershor ka pasur 48 për qind rritje të fluturimeve duke e krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Adem Jashari, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, e vetëm gjatë muajit Qershor, një numër prej 261,013 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin tonë, shifër kjo që tregon rritje prej 48% në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2021”, shkroi Aliu.

Ai thotë se rritje të fluturimeve ka pasur edhe në krahasim me periudhën e para pandemisë.

“Në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 83%, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%”.

Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë
Lexo edhe:
20 punëtorë të aeroportit rrezikohen të largohen nga puna, shkak performanca

Krahas rritjës së përqindjës së fluturimeve, aeroporti i Prishtinës po rrezikon që të humb punëtorët.

Nga 746 të punësuar në këtë aeroport, 20 prej tyre rrezikojnë të humbin punën për shkak të përformancës së dobët të vlerësuar nga Menaxhmenti i Departamentit dhe i Njësisë.

Vlerësimi i përformancës ishte bërë nga ky menaxhmet për sektorët Xray, mirëmbajtje, shef i ndërrimit dhe check in.

Punëtorët kishin treguar përformancë të punës nën 50 për qind.

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës të punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës, Bashkim Latifi, tha për Shqip.com se menaxhmenti po e bën këtë në shenjë hakmarrjeje ndaj punëtorëve grevistë.

Sipas Latifit, janë prekur vetëm punëtorët që kanë qenë pjesë e grevës në vitin 2019-të. Nga kjo grevë, punëtorët kishin kërkuar kompensim dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesa e shujtës./Shqip.com