Sport Ndërkombëtar

Alex Albon pritet të rikthehet në timon për Çmimin e Singaporit

Piloti i Williams, Alex Albon do të garojë në Singapor pasi humbi Çmimin e Madh të Italisë për shkak të një lëndimi.

26-vjeçari Thai kaloi një natë në kujdesin intensiv në fillim të këtij muaji pasi pati probleme me frymëmarrjen për shkak të komplikimeve të anestezisë pas operacionit, shkruan BBC.

Piloti rezervë Nyck de Vries përfundoi i nënti në debutimin e tij në atë garë.

“Përgatitja ime ka qenë pak më ndryshe se normalja, por ndihem mirë. Kam bërë gjithçka që është e mundur për t’u përgatitur për një nga garat më fizike në kalendar. Unë nuk po e nënvlerësoj se sa sfidë e madhe do të jetë kjo, por mezi pres të hyj në pistë të premten dhe të rikthehem ngjarje. Është një qark i mrekullueshëm në rrugë dhe gara më e afërt me shtëpinë për mua në Tajlandë, kështu që jam shumë i emocionuar që jam këtu dhe shoh tifozët që kanë dalë”, tha Albon.

Albon është i 19-ti në kampionatin e pilotëve me katër pikë, me De Vries me dy pikë dhe shokun e skuadrës Nicholas Latifi, i cili do të largohet nga Williams në fund të sezonit, pa marrë ende asnjë pikë./Shqip.com