Albulena Haxhiu mban konferencë për media, lidhur me përgjimet e publikuara nga Shqip.com

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media me fillim në orën 15:30, lidhur me publikimet e përgjimeve në Dosjen “Inteligjenca e Zhvatjes” nga Gazeta Online Shqip.com.
“Konferenca do të mbahet në sallë 914 në ndërtesën ish Rilindja, Ministria e Drejtësisë”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, në llogarinë zyrtare në Facebook.
Ministria fton mediat që të marrin pjesë në këtë konferencë.
Shqip.com ka publikuar disa përgjime ku përshihen zyrtarë të lartë shtetërorë dhe shpërfaqen implikimet e tyre joligjore.
Deri më tani, nga përgjimet e dala janë të përfshirë, prokurorja Shemsije Asllani, gjyqtari dhe anëtari i Këshillit të Gjyqtarëve, Driton Muharremi dhe tashmë ish-drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.
Pas publikimeve, Dardan Nuhiu është shkarkuar nga pozita e drejtorit, derisa kundër prokurores Asllani janë autorizuar hetimet.
Klikoni në rubrikën N’shënjestër, për të shikuar të gjitha publikimet në Dosjen “Inteligjenca e Zhvatjes” në mënyrë kronologjike./Shqip.com