Albin Tahiri: Shumë krenar për rekordin, rroftë Kosova!

“Unë jam shumë shumë krenar për rezultatin më të mirë të Kosovës në histori të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Dimërore. Është e pabesueshme, synimi ishte top 30, por sot bëra shumë më shumë. Rroftë Kosova!” është shprehur skitari pas përfundimit të garës në disiplinën Kombinim Alpin në Pekin.
Ai sot doli i 15-ti nga 21 garues në këtë disiplinë, për të shënuar rekord të Kosovës në këto gara.
Albinin e presin edhe dy gara, Sllallom dhe Sllallom i Madh, më 13 dhe 16 shkurt, përkatësisht.
Ai shtoi se ka më pak presion pas këtij rezultati.
“Sigurisht është fantastike të jesh top 15, tani nuk kam presion fare, vetëm do shijojë Sllallomin e Madh dhe Sllallomin dhe do shohim, çfarëdo që ndodh do të jetë në rregull sepse tashmë kam bërë atë që kisha synim.”
Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022 me dy garues, skitarët Albin Kryeziu e Kiana Kryeziu.
Kiana ka përfunduar garën e saj të parë dhe të vetme si femra e parë që përfaqësoi Kosovën në këto lojëra./Shqip.com