Albert Bunjaku: Synojmë të fitojmë 40 ose 50 për qind të pikëve

Koordinatori, i Përfaqësueses së Kosovës, grupmosha U-19, Albert Bunjaku ka folur rreth ndeshjeve që i presin Dardanët e rinjë.
Ai ka thënë se synim kryesor është fitimi i ose 50 për qind të pikëve dhe se fokusi kryesor do jetë në kualifikimet e ardhshme.
“Synimi jonë është në këto pesë lojë të marrim 40 ose 50 për qind i pikëve. Mirëpo, synimi kryesor është për kualifikimet e ardhshme që fillojnë në mars.Është ajo koha e ndërrimit të gjeneratave”, tha ai fillimisht – në konferencën për media.
Bunjaku po ashtu shtoi se “ndryshimet nuk bëhen brenda natës. Në kemi tri ndryshime komplet, mirëpo këto tri ndryshime i kemi nda në tri elemente që të mund të bëjmë ndryshim të shpejtë. E kemi diskutu një formë tjetër të lojës, që është e lidhur më shumë me rezultat. Por, këto ndryshime që gjatë kohës, lojë pas loje vërehen”.
Kosova U-21 është pa trajner qysh nga 3 shkurti, kur ishte shkarkuar Michael Nees.
Deri në zgjedhjen e një selektori të ri – Bunjaku do jetë në këtë ulëse. /Shqip.com