Sport Shqiptar

Albert Bunjaki debuton me Kosovën U21

Albert Bunjaki në konferencë për media

Të premten me fillim nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21.

Takimi mbahet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku të enjten luajti përfaqësuesja ‘A’ kundër Burkina Fasos.

E njëjtë sikur ta, që triumfuan me rezultat të thellë 5:0, edhe grupmosha e dardanëve do të shkojnë për tre pikët.

Pamje nga ndeshja Kosova U21 – Anglia U21

Albert Bunjaki do të jetë në krye të djelmoshave kosovarë, pas shkarkimit të ish trajnerit, Michael Nees.

Përzgjedhësi i ri, para dy ditësh theksoi se ata do të synojnë të marrin 40-50 përqind të pikëve.

Kjo është ndeshja e gjashtë për ‘Dardanët’ në kualifikimet për “Euro U21”.

Deri më tani, kosovarët gjenden në pozitën e pestë me gjashtë pikë të grumbulluara. /Shqip.com