Kulturë

Albana Beqiri / Në rrugët ku dikur ecëm

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

NË RRUGËT KU DIKUR ECËM

Në rrugët ku dikur ecëm
tani mbretnon zhurmshëm heshtja

Harrimi i pangjyrë u ngjan fytyrave tona që treten në muzg

Nji dromcë dashunie frymon ende
si gaca përfund hinit e na grish kah vetja
por zjarrmi tash asht shue,
e asgja, as andrrat e as na nuk jemi ma
si dikur…

/Shqip.com