Sport Shqiptar

Alban Meha – “bomberi shqiptar” që u lavdërua nga Pep Guardiola

Alban Meha dhe Pep Guardiola

Goditjet e dënimit ishin “arma” e tij e fortë, ndërsa qetësia e përcillte në fushën e gjelbër.

Alban Meha, njëherë e një kohë ishte ndër futbollistët më të përfolur në Bundesliga, për shkak të “bombave” që lansonte me këmbën e djathtë.

Madje, talenti i tij ra në radarin e Pep Guardiola-s, i cili e kishte lavdëruar pas një ndeshje kampionale në futbollin elitar të Gjermanisë.

Në një prononcim për Shqip.com, Meha ka rrëfyer se çka i kishte thënë Guardiola, kohën e tij në Bundesliga, “aventurën” në Superligën turke dhe periudhën kur e djersiti fanelën e kombëtares shqiptare.

“Guardiola erdhi te unë pasi e zhvillova një ndeshje të mirë kundër Bayern Munchen, që ishte ekipi më i mirë në botë. Ai e vërejti që unë nuk pata frikë në atë ndeshje dhe më tha: Ti ishe futbollist i mirë, vazhdo kështu, goditjet e tua janë shumë të rrëzikshme”, rrëfeu ai.

Paderborn im Abstiegskampf ohne Alban Meha | SC Paderborn | Bundesliga
Alban Meha – sa ishte pjesë e Paderborn

Meha, nuk e la pa e përmendur këtë periudhë të tij në Bundesliga, kur luante në Paderborn – që për të ka qenë kulmi i karrierës.

“Me të thënë të drejten në çdo ekip në të cilin kam luajtur kam pasur suksese dhe kam kaluar shumë mirë. Por, Bundesliga është një nga liga më të fora në Evropë dhe niveli është shumë i lartë”, potencoi Albani.

Gjatë karrierës së tij të bujshme, ai është përballur me shumë futbollistë të klasit botëror, ndërsa i veçoi disa.

“Jam përballur me disa futbollistë të mëdhenjë, por mund t’i veçoj: Franck Ribery, Arjen Roben, Robin Van Persie, Quaresma dhe Lukas Podolski”, përmendi Meha.

I njohur për goditjet nga gjuajtja e lirë, 35 vjeçari tregoi edhe për “sekretin” e kësaj “arme”.

“Sekreti është se kam punuar shumë pas stërvitjeve kur kam qenë i ri. Kam qëndruar një orë pas çdo stërvitje dhe kam ushtru, por duhesh edhe të kesh talent dhe besim në vete”, u shpreh ai.

Forma e lartë në nivel ekipor i siguroi atij edhe ftesën e kombëtares shqiptare – kohë të cliën e kujton me nostalgji.

Alban Meha, dhe dashuria e tij për Shqipërinë - Rajonipress.com
Alban Meha – sa ishte pjesë e kombëtares shqiptare

“Besoj se momenti më i mirë ka qenë ndeshja ndaj Serbisë në Beogarad. Të gjitha golat e mia kanë qenë të bukura, por goli më i mirë ka qenë ai i shënuar ndaj Lituanisë, nga një distancë afër 40 metra. Unë kam pasur fatin që të luajë edhe për Kosovën dhe nuk do e harroj kurrë atë ndjesi në jetën time”, shtoi mesfushori shqiptar.

Një nga fazat më të mira të karrierës së tij ka qenë edhe në Superligën turke, ku e fitoi Kupën me Konyasporin.

“Edhe në Turqi kam kaluar shumë mirë. E fitova kupën e Turqisë dhe e mbyllëm kampionatin në vendin e tretë, që na siguroi Europa League. Për Konyaspor ishte një sukses historik. Ishte një kohë shumë e mirë dhe me shumë suksese.

Të luash kundër Besiktas, Galatasaray dhe Fenerbahce është diçka e veçantë sepse fansat në Turqi janë më të flaktë në botë – atmsofera në stadiume ishte tepër e mirë”, përmendi futbollisti.

Alban Meha'dan üç büyüklere gönderme! | Goal.com
Alban Meha – sa ishte pjesë e Konyaspor

Për fund, Albani foli edhe planet e së ardhmes – duke mos e përjashtuar mundësinë që të luajë në Superligën e Kosovës.

“Nuk e di, pse jo, Me një koncept rë mirë edhe liga e Kosovës është në nivel të mirë dhe ka shumë futbollista të talentuar. Të gjitha ekipet me pëlqejnë, por Drenica, Trepça, Prishtina dhe Feronikeli më pëlqejnë pak më shumë”, u përgjigj futbollisti nga Kosova. /Shqip.com