Alban Beqiri e “hesht” Beogradin

Boksieri shqiptar, Alban Beqiri e ka shkruar historinë në mes të Beogradit.
Beqiri ka siguruar medaljen e parë në Botërorin që po zhvillohet në kryeqytetin e Serbisë, shkruan Shqip.com.
Përkundër faktit që u vërshëllye duke u ngjitur në ring, kjo duket që veçse e motivoi boksierin nga Shqipëria.
Në çerekfinale, ai doli fitues ndaj boksierit nga Jordania, Zeyad Eashash, me vlerësim 4:1 të gjyqtarëve dhe e siguroi “biletën” për në gjysmëfinale.

Me këtë fitore, ai është bërë boksieri i parë shqiptar që futet në katërshen më të mirë në Kampionatin Botëror.
Albani, që garon në kategorinë deri 71 kilogramë, ndonëse humbi në raundin e parë, doli fitues në dy raundet tjera dhe e siguroi të bronztën.
Katër nga rezultatet e jurisë ishin në favor të Beqirit(30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa njëri në favor të Eashash-it (29:28)./Shqip.com