Alaudin Suma debutoi sot në Lojërat Medhetare “Oran 2022”
Publikuar:
(03.07.2022 23:08:57)

Alaudin Suma ka debutuar sot – në hedhjen e diskut në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.
Ani pse nuk arriti që të ketë ndonjë sukses të madh – kjo garë ishte një mësim i madh për atletin nga Kosova.

Suma arriti që të regjistronte distancën prej 43.90 metra.
Duke marrë parasysh konkurencën e madhe në këtë nivel të garave – pjesëmarrja e tij ishte një sukses në vete.

Ai konsiderohet si një atlet me perspektivë të madhe – dhe pritet që të ketë një karrierë të bujshme në këtë sport.