Lajme Botë

Alarmon epidemiologu, festa e Krishtlindjes mund të ndikojë në rritjen e rasteve me COVID-19

Njerëzit duke pritur në radhë në një dyqan me pakicë në Melburn.

Grumbullimet në turma të mëdha njerëzish për festat e fundvitit mund të jenë fatale për australianët, pasi ekziston mundësia e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Epidemiologu Tony Blakely u ka rekomanduar zyrtarëve shtetëror që t’i  shtrëngojnë kufizimet e COVID-19 para se të nis sezoni festiv, kjo pasi, ai shpreh frikën se festa e Krishtlindjes mund të rrisë numrin e të infektuarve me këtë virus, shkruan Dailymail, transmeton, Shqip.com.

“Ne nuk duam që numri i rasteve të shkojë deri në 2500 apo 3000 raste brenda ditës. Krishtlindjet është një festë që mund të ndikojë të përhapet me të madhe koronavirusi, dhe kjo shifër s’do të ishte aspak e këndshmë për ne”.

Ai tha se me futjen e vaksinave përforcuese, banorët e Viktorias do të kishin rreth 70 për qind mbrojtje kundër Coronavirusit.

Më tutje, Blakely tha se duke përdorur testimin e shpejtë të antigjenit dhe duke u siguruar që vetëm të vaksinuarit të frekuentojnë vendet, në këtë mënyrë do të ulet numri i të infektuave gjatë kohës së festave.

Në raportin e fundit në Viktoria janë shënuar 1,126 raste të reja me COVID-19 dhe pesë të vdekur. Kjo shifër erdhi pas një proteste të mbajtur vikendin që shkoi në Melbourne CBC./Shqip.com