Lajme

Alarmohen përdoruesit, Facebook, Instagram dhe Threads nuk punojnë prej 1 ore

Facebook dhe Instagram kanë pësuar ndërprerje masive, duke krijuar probleme tek dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë globin.

Shqetësime ka edhe për rrjetin tjetër social Threads.

Brenda gjysmë ore numri i raportimeve kishte kaluar 90,000 për Facebook dhe 15,000 për Instagram.

Në Facebook ndërprerja dukej se po prekte të gjitha platformat, por 89% e raporteve në lidhje me Instagram lidheshin me aplikacionin, pasi ka shumë më pak përdorues të desktop sesa Facebook.

Kujtojmë se të dyja faqet në pronësi të Meta-s kanë pësuar ndërprerje serioze javët e fundit, por asnjëherë në të njëjtën kohë si këtë radhë.

Megjithatë WhatsApp për disa përdorues është çuditërisht funksional.

Meta është duke punuar për të adresuar problemet. Një ndërprerje e ngjashme ndodhi në 2021 kur një problem konfigurimi rrëzoi qasjen në Facebook, Instagram dhe WhatsApp për disa orë.

Gjatë hapjes së aplikacioneve shfaqet një mesazh: “Na vjen keq, diçka shkoi keq. Provo përsëri.” Sidoqoftë, WhatsApp po funksionon pa asnjë problem.”

Lexo edhe:
Bien platformat e Meta-s dhe Google-s

/Shqip.com