Lajme

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rrejshëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"

Policia e Kosovës është vendosur mbrëmë tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pas një alarmi për bombë.

Komandanti i stacionit, Shpend Maliqi, ka bërë të ditur se alarmi ishte i rrejshëm.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar një informacion për një kërcënim me bombë në fluturimin nga Roma për Prishtinë. Menjëherë jemi përgjigjur me të gjitha njësitet relevante. Pasagjerët janë evakuuar dhe janë kontrolluar avioni, bagazhet, nuk ka dalë asgjë. Është alarm fals. Shumë shpejtë pritet dorëzimi bagazhit te udhëtarët, nuk ka asgjë”, ka thënë ai.

Ndryshe, alarme të rrejshme për bomba janë dhënë edhe për Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe Gjimnazin “Xhevdet Doda” ditëve të kaluara./Shqip.com