Alarm në Indonezi / Shpërthen vullkani në malin Ruang, evakuohen më shumë se 11 mijë persona
Publikuar:
(18.04.2024 11:27:46)
Autoritetet indoneziane ngritën nivelin më të lartë të alarmit dhe lëshuan një paralajmërim për cunami, pasi vullkani në malin Ruang të Sulawesit shpërtheu të paktën pesë herë.
Autoritetet vijojnë operacionin për evakuimin e mijëra qytetarëve, ndërkohë që aeroporti aty pranë është mbyllur.
Sipas raportimeve, llava e dalë nga krateri i malit Ruang shkoi deri në 3 kilometra lartësi.
Autoritetet nxituan për të evakuuar rreth 11,000 banorë nga zonat e afërta, duke përfshirë ishullin e largët të Tagulandang, ku banojnë rreth 20.000 persona.
/Shqip.com