Lajme

Alarm në gjithë territorin ukrainas

Një alarm për sulm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën në orët e fundit sipas Sky News.

Alarmi ka ardhur pasi forcat ruse po vijojnë të bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore dhe jugore.

Ditën e djeshme ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Kievi duhet të pranojë kërkesat e Moskës për përfundimin e luftës ose përndryshe të pësojë disfatë në fushën e betejës.

Këto kërkesa përfshijnë njohjen e Ukrainës për pushtimin e një të pestës së territorit të saj nga Rusia.

/Shqip.com