Sport Ndërkombëtar

Al Ahly – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Al Ahly dhe Real Madridi zhvillojnë sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube në ‘Prince Moulay Abdellah Stadium’ në Rabat të Marokut.

Los Blancos janë favoritë për të triumfuar dhe për të vazhduar në finalen e madhe.

Trajnerët Marcel Koller dhe Carlo Ancelotti i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Skuadra fituese do të luajë në finalen e të shtunës (11 shkurt) kundër kampionit saudit dhe fituesit të Ligës së Kampionëve të Azisë, Al Hilal, që në gjysmëfinale triumfoi ndaj Flamengos.

Formacionet zyrtare

Al Ahly: El Shenawy; Maaloul, Metwally, Abdelmonem, Hany; Afsha, Dieng, El Soulia, Abdelkader; El Shahat, Sherif.

Real Madrid: Lunin; Nacho, Alaba, Rudiger, Camavinga; Kroos, Tchouameni, Modric; Fede Valverde, Rodrygo, Vinicius.

/Shqip.com