Rozë

Akuza për manipulim nga Olta, reagon Amos

Sonte në Big Brother VIP prime u diskutua përplasja që kishin Olta dhe Dea gjatë javës.

Shkak është bërë dalja e Amos të martën dhe mënyra se si ka reaguar Olta pas eleminimit të tij.

Dy vajzat hodhën akuza mbi njëra-tjetrën për manipulim ndaj Amosit, madje blogerja i tha aktores se është hipokrite.

Amos

E sonte për këtë ka reaguar edhe Amos, i cili tha se nuk ndihet i manipuluar nga asnjëra.

“Olta aty brenda ka patur një mik, kjo është arsyeja pse u përlot, se humbi një mik jo se humbi një aleat dhe e vlerësoj shumë. Për Dean, nuk e kam parë në këndvështrimin që më ka manipuluar, thjesht vendosa të rrija afër dikujt që kam xhan”, u shpreh Amos.

/Shqip.com