Art Jetese

Akullore pa qumësht dhe sheqer

Një recetë e tillë akulloreje me çokollatë e bërë në shtëpi që nuk kërkon sheqer, qumësht, apo edhe çokollatë.

Mjaftojnë vetëm dy përbërës dhe sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak mjaltë.

Përbërësit:

2 banane;

2 lugë kakao pluhur.

Përgatitja:

1. Presim bananen në rrathë, i shtrojmë në letër pjekjeje të shtruar dhe i vendosim në frigorifer për rreth gjysmë ore.

2. Më pas i nxjerrim, i hedhim në blender, i shtojmë pluhur kakao, më pas i përziejmë për një ose dy minuta, pra derisa të përftojmë një strukturë të imët kremoze.

3. Më pas vendoseni përzierjen në gota apo kallëpe akulloreje dhe kaq! Vendoseni akulloren në ngrirje dhe dy orë më vonë mund të shijoni shijen hyjnore të çokollatës.

/Shqip.com