Lajme

Skandal i KMY/ AKU i bllokon 738 kg mish pule, mbahej në ambiente me myk dhe ndryshk. Shëndeti i konsumatorëve në rrezik

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë kanë ndërmarrë kontrolle të shumta në bizneset e ushqimit, duke bllokuar sasi të konsiderueshme produktesh të rrezikshme për konsum.

Gjatë një inspektimi pranë biznesit KMY, AKU ka konfiskuar 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule.

Sipas inspektorëve, mishi ishte i përfshirë në proces të pahijshëm ngrirjeje dhe shkrirjeje, duke qëndruar në kontakt me tokën dhe pranë ambienteve të prekura nga myku dhe ndryshku.

Për shkak të këtyre kushteve, aktiviteti i biznesit KMY është pezulluar deri në përmbushjen e standardeve higjeno-sanitare.

Një tjetër aksion është zhvilluar në operatorin “Bonum”, ku inspektorët konstatuan kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare në baxhon ku prodhohej djathi.

Muret e lagështa dhe prezenca e mykut kanë çuar në vendosjen e masës administrative me gjobë prej 300 mijë lekësh dhe bllokimin e 329 kilogramëve djathi të bardhë dhie.

AKU njoftoi se produktet e konfiskuara nga të dy kompanitë do të asgjesohen për të parandaluar çdo rrezik për konsumatorët.

Lexo edhe:
AKU gjobit agroturizmin “Bonum” me 3 mln lekë. Në baxhon e djathit muret ishin me lagështi dhe prezencë myku

/Shqip.com