AKU gjobit agroturizmin “Bonum” me 3 mln lekë. Në baxhon e djathit muret ishin me lagështi dhe prezencë myku
Publikuar:
(12.03.2026 00:01:14)
Pas KMY ku u bllokua një sasi prej rreth 800 kg fileto pule e cila mbahej në ambiente me myk dhe ndryshk, inspektorët e AKU kanë vijuar kontrollet në një tjetër subjekt.
Ndalesa e radhës ka qenë në operatorin “Bonum”, ku inspektorët konstatuan kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare në baxhon ku prodhohej djathi.

Muret e lagështa dhe prezenca e mykut kanë çuar në vendosjen e masës administrative me gjobë prej 300 mijë lekësh dhe bllokimin e 329 kilogramëve djathi të bardhë dhie.
AKU njoftoi se produktet e konfiskuara nga të dy kompanitë do të asgjesohen për të parandaluar çdo rrezik për konsumatorët.

/Shqip.com