Aktorja e “Squid Game”, tregon për vështirësitë e rolit në serial

Aktorja e serialit “Squid Game”, tregoi se ka humbur rreth tetë kilogramë në 10 ditë teksa po promovohej seriali në Netflix.
Aktorja, HoYeon Jung, në një intervistë kishte treguar se nuk po përshtatej dot me suksesin e shpejtë të serialit.

“Nuk kisha kohë për të ngrënë,” deklaroj aktorja 27-vjeçare nga Koreja e Jugut për Star News në një intervistë të fundit në lidhje me orarin e ngjeshur gjatë vizitës në Amerikë.
Aktorja foli për humbjen e peshës edhe në fillim të dhjetorit, duke “fajësuar” suksesin e papritur të serialit.

“Nuk mund të ndiqja shpejtësinë e rritjes së suksesit të ‘Squid Game’ sepse që nga Covid, mendoj se gjithçka është më e shpejtë dhe sidomos online, ndodhi kaq shpejt dhe ishte e vështirë për t’u ndjekur”, tha ajo për The Hollywood Reporter.