Kulturë Kino

Aktorja e njohur amerikane mbytet në lumë

Aktorja e njohur amerikane Mary Mara, vdiq në moshën 61 vjeçare.

Sipas raportimeve aktorja u mbyt në lumin St. Lawrence teksa po notonte.

Sipas një komunikate për media nga Policia e Shtetit të New Yorkut, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për një “mbytje të mundshme” ku më pas zbuluan një femër të vdekur në lum, raporton CNN.

Policia tha se nuk janë konstatuar shenja të dhunës në trupin e saj.

Ndërkohë, pritet që të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes. 

Mara ishte e njohur për rolet në “ER” dhe “Ray Donavan”.

Meritat e filmit të Marës përfshinin “Mr. Saturday Night” dhe “Love Potion #9”.