Rozë

Aktori shqiptar ia nxjerrë të palarat Ilirit të Big Brother

Ilir Shaqiri

Balerini, Ilir Shaqiri u bë i njohur si juri në spektaklin “Dance with the star”.

Mirëpo famën më të madhe tashmë është duke e marrë në “Big Brother VIP”.

Ai ka nisur aventurën me 5 tetor dhe është duke e vazhduar qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke lënë kështu gjithçka në Itali për eksperiencën 100 ditore.

Balerini është duke u konsideruar si njëri nga pretendentët kryesor për çmimin e madhe prej 100 mijë eurosh.

Ilir Shaqiri

Oni Pustina, është një tjetër personazh shqiptar i cili ka vite që është pjesë i emisioneve italiane, e që ka qenë për krah edhe të moderatores së famshme, Maria De Filippi ka komentuar së fundmi Ilirin.

Ai në Instagram ka shkruar se Iliri ka tërë jetën që jeton nën hijen e mikut të tij, balerinit Kledi Kadiu e ka po tërë jetën që xhelozon arritjet e shqiptarëve atje.

Pustina ia uron me shpirt që ai ta fitojë këtë edicion, pasi sipas tij ai më në fund mund të ndjehet i realizuar.

“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ”mikut” të tij më të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj ,Leoni, Tare, Klajsi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrige që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe të ju zëre vendin me mënyrën e tij ortodokse.

Prandaj unë vërtet shpresojë që Shaqiri ta fitoj BBV, që me në fund edhe ai të ndjehet i realizuar e të mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha mos të mos sillet me si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, ka shkruar Oni Pustina.


Ndryshe, Iliri është njëri nga banorët i cili ka pasur debatet më të shumta më konkurrentët brenda./SHQIP.com