Rozë

Aktori kosovar kërkon tërheqjen e 30% të trustit

Aktori, Shkumbin Istrefi

Shkumbin Istrefi, aktor i njohur, ka thënë se do të ishte mirë që të miratohet tërheqja e 30% e trustit.

Istrefi këtë reagim e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me na i trus trusti nja 30% ishim kënaq valla”, ka shkruar ai.

Kohë të fundit në vendin tonë është përhapur tema nëse do të duhet që të miratohet tërheqja e 30% të kursimeve të Trustit.

Tërheqjen e këtyre mjeteve ka bërë bujë të madhe ku edhe aktori, Fatmir Spahiu e ka përkrahur.

Spahiu ka thënë se në kohën kur çmimet kanë “kcy”, zgjidhja e vetme mbetet tërheqja e 20-30% të Trustit.

“D.m.th., në rrethana normale me i lyp parët tua të pensionit, pra të pleqërisë, me i shpenzu për rrymë e për djathë, është budallaki. Deri këtu jemi në rregull dhe qeveria së bashku me LDK e ka mirë në këtë pike”, kishte thënë ai./Shqip.com

Lexo edhe:
Aktori Spahiu: Duam paret tona, tërheqja e 20-30% e Trustit mbetet zgjidhja e vetme