Rozë

Aktori Spahiu: Duam paret tona, tërheqja e 20-30% e Trustit mbetet zgjidhja e vetme

Fatmir Spahiu,

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu ka kërkuar tërheqjen e një pjesë të Trustit në kohën kur çmimet kanë pësuar rritje në vend.

Ai ka thënë se në kohën kur çmimet kanë “kcy”, zgjidhja e vetme mbetet tërheqja e 20-30% të Trustit.

“D.m.th., në rrethana normale me i lyp parët tua të pensionit, pra të pleqërisë, me i shpenzu për rrymë e për djathë, është budallaki. Deri këtu jemi në rregull dhe qeveria së bashku me LDK e ka mirë në këtë pikë.

Poooor kur ti nuk ki alternative, ski rritje rrogash, ski ndonjë fond më të cilin e ndihmon qytetarin e thjesht, atëherë tërheqja e 20/30% të Trustit, mbetet zgjidhja e vetme. Pra fukarallëku dërgon në kaos, në padëgjushmeri qytetare, e kaosi shumëzohet me zero, e zeroja nuk i duhet Kosovës”, ka thënë ai.

Teksa thekson se ato janë paratë e qytetarëve.

“Çmimet kanë ‘kcy’ gjithandej. Është vullnet popullor për me i mare parët tona. Pra tonat”, ka shtuar aktori./SHQIP.com