Rozë

Aktori i njohur shqiptar reagon pas lajmeve për grabitje dhe rrahje të tij

Në media sot gjatë ditës është raportuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Sipas këtyre mediave, bëhej fjalë për banesën e aktorit të humorit, Rezat Veleshnja, të cilit i janë grabitur gjithsende dhe është rrahur.

Por vetë aktori ka vendosur të sqarojë gjithçka për ndjekësit e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Veleshnja shprehet në një video se lajmi është i pavërtetë, duke mos i kursyer ironizimet.

“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”- thotë mes të tjerash aktori i humorit.

/Shqip.com