Lajme

Aktivistët e bllokojnë konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshilli Gjyqësorë ka mbajtur një konferencë për media lidhur me sistemin e drejtësisë.

Por që kjo konferencë është bllokuar nga aktivistët e shoqërisë civile.

Ata kanë kërkuar që të kërkojnë falje dhe të dhënë dorëheqje të gjithë ata që janë përfshirë në këtë rast.

Por një aktiviste e ndërpreu duke thënë se KGJK ka direkt përgjegjësi për mosdënimin meritor të dhunuesve.

“Ju duhet me kërku falje, asgjë më tepër”, tha aktivistja.I shkarkoni gjyqtarët që kanë deshtu me i mbrojtë gratë dhe kaq” është shprehur një aktiviste.

Të dielën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Fillimisht në konferencë është bërë e ditur se 11 vjeçarja me 21 qershor është raportuar si person i zhdukur.

Po ashtu, është bërë e ditur se me datën 7 korrik Prokurori ka zhvilluar një bisedë me të dëmtuarën.

“Prokurori i shtetit nuk ka mundur të vizitojë të dëmtuarën pa praninë e psikologut. Biseda me të miturën ka ndodhur me datën 7 korrik” ka thënë Laureta Ulaj

Gjithashtu në këtë konfercë është bërë e ditur se identiteti i gjashtë të dyshuarave është zbuluar nga ana e telefonit të dëmtuarës.

Lexo edhe:
Prokuroria: Identifikimi i gjashtë të dyshuarave për rastin e 11 vjeçares është bërë përmes telefonit të viktimës

“Është kërkuar që telefoni i viktimës të dërgohet për ekzaminim. Më pas është kërkuar të bëhet ekzaminimi i telefonit më 27 qershor, më 27 qershor është bërë kërkesa për tërheqjen e kamerave të moteleve se ku ka mundur të shkojë viktima. Pas ekzaminimit të telefonit më 1 shtator, është arritur të identifikohen dhe të gjenden personat që janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Ulaj ka njoftuar se viktima ka qëndruar rreth një muaj në strehimore dhe me kërkesë të familjes, është liruar më 21 korrik nga strehimorja. 

Po ashtu gjatë konferencës për media nuk janë bërë të ditura emrat e prokurorëve të cilat janë duke u marrë më dy çështje të ndara për dhunimin e 11 vjeçares./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022