Kulturë

Aktivistët dëmtojnë pikturën tjetër: Si duket kur diçka e bukur shkatërrohet para syve tuaj?

Aktivistët mjedisorë po vazhdojnë të dëmtojnë pikturat në galeri.

“Si duket kur diçka e bukur shkatërrohet para syve tuaj”, është thirrja që ka filluar qysh nga qershori, me anë të secilës ata i dalin kundër ndotjes së ambientit dhe shkatërrimit të tokës.

Pasi hodhën supë me domate në pikturën “Sunfloëers” të Vinent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe disa ditë më vonë, aktivistët hodhën pure patatesh në Meules të Claude Monet në një muze në Gjermani.

“Si ndiheni kur shihni diçka të bukur dhe të paçmuar që duket se po shkatërrohet para syve tuaj?” pyeti një nga protestuesit në Hagë, sipas raportimit të Guardian . “A ndiheni të indinjuar? Mirë. Ku është ajo ndjenjë kur sheh planetin duke u shkatërruar?”

Lexo edhe:
Dëmtohet edhe një pikturë nga aktivistët, hedhin pure me patate mbi të

Nuk ka ende të dhëna nëse piktura është dëmtuar apo jo. Megjithatë, asnjë nga veprat e synuara në këto protesta nuk është dëmtuar deri më tani, shkatërrimi nuk ka qenë qëllimi i deklaruar i aktivistëve.

Në një intervistë me ARTnews, Simon Bramëell, bashkëthemelues i grupit global aktivist mjedisor Extinction Rebellion, i cili u është bashkuar protestuesve të Just Stop Oil, shpjegoi pse aktivistët e rinj zgjodhën këtë formë proteste .

“Kjo nuk ka të bëjë me mohimin e bukurisë së artit, por një mënyrë për të thënë se prioritetet tona janë absolutisht të ndyra tani. Ka njerëz që enden nëpër këto galeri arti duke gjetur bukurinë e natyrshme në artin që përshkruan natyrën, dhe megjithatë nuk janë në gjendje të kuptojnë bukurinë që po zhduket me pyjet tona të lashta, apo qindra specie që po zhduken çdo ditë”, tha ai.

Deri tani pikturat nuk kanë pësuar dëme të mëdha sepse shumica e tyre ishin në xham.

/Shqip.com