Lajme

Aktakuzë ndaj personit që dyshohet se prodhonte dokumente të rrejshme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dyshimin se është merrur me kontrabandimin e migrantëve duke poseduar dhe krijuar dokumente të rrejshme.

Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, këto dokumente i dyshuari i krijonte në këmbim të parave.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka  vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, i dyshuari akuzohet edhe për posedim të armëve pa leje nga organet kompetente.

“Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është  vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët”.

Sipas Policisë, i akuzuari ka kryer vepra penale “Mbajte në pronësi, kontroll ose posedimi i paautorizuar i armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

/Shqip.com