Lajme

Aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare e shpërlarje parash

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tetë personave të pandehur për keqpërdorim të pozitës, për mashtrim e shpërlarje parash, njofton Shqip.com

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë, të pandehurit me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H dhe F.Th. kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, në bashkëkryerje nga neni 31 të KPRK-së.

“Po ashtu, i pandehuri M.K, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Ndërkaq, i pandehuri N.K., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 335, paragrafi 1 të KPRK-së”.

“Gjithashtu, i pandehuri me inicialet A.Rr., nga Prokuroria Speciale akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Shpëlarje e parave’ nga neni 56 (1) te Ligjit Nr. 05/L-096 ‘Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit’, siç referohet në nenin 308 të KPRK-së”, bën më tej të ditur Prokuroria. /Shqip.com