Lajme

Aktakuzë kundër tre personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”

Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave.

Të pandehurit S.V, A.A dhe N.D, dyshohet se kanë shkaktuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, I pandehuri S.V., në cilësi të zyrtarit të Komunës së Novobërdës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mos u paraqitur në vendin e tij të punës dhe ka pranuar pagën mujore prej 427€, nga buxheti i Komunës së Novobërdës, nga muaji prill 2019 deri në dhjetor te vitit 2020, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar për vete shumën prej 14.116.94€ dhe ka dëmtuar buxhetin komunal ne shumën e lartcekur.

Ndërsa të pandehurit A.A dhe N.D, në cilësinë e drejtorëve për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Novobërdës, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, për ti shkaktuar përfitim pasuror të kundërligjshëm zyrtarit komunal – të pandehurit SV, dhe përkundër që i njëjti nuk është lajmëruar ne punë, nuk e kanë larguar nga lista e pagave dhe me këtë kanë kryer veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Kosovës.

Personat e apostrofuar janë të pafajshem deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kosovës/Shqip.com