Lajme

“Aksioni në veri lidhet me zgjedhjet, luftimi i kontrabandës pret edhe katër ditë”

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se aksioni që të mërkurën u zhvillua nga Policia e Kosovës në veri të vendit, ndërlidhet me zgjedhjet lokale që mbahen të dielën e 17 tetorit.

Sipas tij, Kosova ka të drejtë ta ushtrojë sovranitetin e saj, por “nëse provon që me muskuj të huaj të vendos rend dhe ligj, dështimi lë pasoja të mëdha”.

“Të gjithë e dimë se Kosova ka të drejtë të veprojë me tabelat ashtu dhe ta luftojë kontrabandën, mirëpo ajo fjala “që të kesh të drejtë nuk mjafton” duhet të jetë gjithmonë prezente ne qeverisje për shkak se jo gjithmonë këto veprime janë të thjeshta dhe mund të merren sikur Kosova të ishte një vend që e ka stabilizuar shtetësinë e vet për një kohë shumë të gjatë”.

Aksioni në Veriun e Kosovës

“E dimë se në të gjitha vendet kur jemi disa ditë para zgjedhjeve të gjitha qeveritë rezervohen me ndërmarrë veprime të cilat mund të shkaktojnë tensione ose përleshje, se luftimi i kontrabandës pret edhe katër ditë”.

“Kosova duhet ta luftojë kontrabandën dhe duhet të tregojë sukses në këtë luftë, por janë disa punë që nuk bëhen vonë edhe disa ditë. Nëse qeveria ka pritur që shtatë muaj dhe i ka pasë informacionet inteligjente çka po ndodh dhe vendos tash ta ndërmarrë një aksion mua nuk po më duket që po lë shije të mirë në këtë kohë”, tha Gjini në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Lexo edhe:
Diplomati britanik pyet “pse aksioni në veri nuk u realizua kur të dyshuarit ishin në gjumë”

Sipas Gjinit, i cili është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Qeveria Kurti ka “logjikë aventureske dhe merr vendime për arsye të tjera pa i studiuar seriozisht pasojat e veprimeve qeveritare”./SHQIP.com