Lajme

Aksioni i Policisë në Pejë, Gjakovë e Mitrovicë, arrestohen 7 persona dhe konfiskohen 68 kg marihuanë

Marihuana e sekuestruar nga Policia e Kosovës

Në aksionin e sotëm të Policisë së Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës në dhjetë lokacione janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike si dhe janë konfiskuar 68 kg marihuanë.

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

Marihuana e sekuestruar nga Policia e Kosovës

“Policia ka konfiskuar si provë materiale që do të përdorët në procedurë të mëtejme: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera”, thuhet në komunikatë.

Marihuana e sekuestruar nga Policia e Kosovës

Siç njofton PK-ja, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Shqip.com

Marihuana e sekuestruar nga Policia e Kosovës
Marihuana e sekuestruar nga Policia e Kosovës
Marihuana e sekuestruar nga Policia e Kosovës
Marihuana e sekuestruar nga Policia e Kosovës