Lajme

Aksioni i Doganës në mobi shop gati në përfundim, sekuestrohen disa telefona

Aksioni i njësiteve doganore në disa mobi shop në Prishtinë është gati në përfundim.

Dogana e Kosovës ende nuk ka njoftuar për aksionin në fjalë.

Në mesditën e së martës Dogana e Kosovës ka ndërmarrë në aksion në disa lokale ku shiten telefona e pajisje të ngjashme në Prishtinë.

Aksioni i policisë ka qenë i fokusuar kryesisht në lagjen Ulpiana, ku ka edhe koncentrim më të madhe të këtyre lokaleve, të cilat njihen edhe si “mobi-shop”.

Disa telefona të këtyre dyqanave janë sekuestruar nga njësitet doganore.

Sekuestrimi i telefonave nga aksioni i sotëm i Doganës.

Burime të Shqip.com brenda doganës bëjnë me dije se janë bastisur disa prej këtyre lokaleve, meqë dyshohet për keqpërdorime.

Shqip.com merr vesh se disa nga lokalet që janë bastisur janë “Fita”, “Gega”, “Arsi” dhe “Asr”, por ka edhe të tjerë.

Sekuestrimi i telefonave nga aksioni i sotëm i Doganës.

Mediumi ka siguruar edhe disa pamje amatore nga bastisja e lokaleve.

Aty shihen veturat e Doganës së Kosovës, tek futen për kontrolle dhe bastisje eventuale të pajisjeve ilegale.

Dogana zyrtarisht ende nuk ka dalur me një njoftim për aksionin. /Shqip.com

Sekuestrimi i telefonave nga aksioni i sotëm i Doganës.