Lajme

Aksion i madh kundër fajdeve në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)


Njësia e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj sot është duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka folur rreth aksionit.

Ai tha se aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” ,“Detyrim” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm”.

Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura.

/Shqip.com