Lajme Ballkan

Aksidentohet rëndë Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Bonozic (Foto)

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit, raporton Index.hr.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën. Ai do të transportohet nga spitali i Vinkovac në KBC Osijek. Ai u pranua në spitalin e Vinkovcit në ora 08:30.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.

Ndryshe, zëdhënësi i Qeverisës ë Kroacisë, Marko Miliq, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Mario Bonozic, i cili u aksidentua sot në mëngjes, ka lëndime të rënda, por se është jashtë rrezikut për jetë.

“Ministri ka lëndime të rënda fizike, sipas vlerësimeve fillestare të mjekut është jashtë rrezikut”, ka deklaruar Miliq.

/Shqip.com