Lajme

Aksidenti fatal të rrethërrotullimi në Prishtinë, policia jep detaje

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka dhënë detaje të aksidentit fatal që ndodh në hyrje të Prishtinës, më saktësisht në lagjen Lakrishtë, të rreth-rrotullimi në rrugën Ismet Krasniqi.

Sipas policisë, nga pakujdesia, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur rrethojat mbrojtëse të rreth-rrotullimit ku si pasojë ka rënë nga ura në shiritat qarkullues Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Si pasojë e kësaj, pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe pavarësisht se është dërguar në QKUK për tretman nuk ka arritur t’u shpëtojë lëndimeve.

Lexo edhe:
Aksidenti tek rrethërrotullimi në Lakrishtë, vdes njëri nga të aksidentuarit

“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 14.08.2023 – 03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rreth-rrotullim, ku si pasojë ka rënë (nga ura) poshtë në shiritat qarkullues Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë, pasagjeri kosovar ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku dhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi dhe pasagjerja femër kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se, më konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com