Lajme

Aksident trafiku në rrugën Pejë-Deçan

Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Raushiq, në rrugën Pejë-Deçan.

Dyshohet se nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar disa persona, numri i të cilëve nuk dihet akoma.

Se aksidenti ka ndodhur e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, por ka thënë se nuk ka akoma informata më të hollësishme për rastin.

Shqip.com do të ju mbajë të informuar.