Lajme

Aksident trafiku në Dragash, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Ilustrim

Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti mes dy veturave mbrëmjen e së dielës në rrugën Zhur – Dragash, njofton Shqip.com.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, teksa personi me lëndime më të rënda është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Klinika Emergjente e QKUK-së

Tutje, PK ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, njëri prej të lënduarve i cili ka qenë ngasës i njërës veturë është në mbajtje.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut ka lëndime të rënda -me rrezik për jetën.  Me vendim të prokurorit njëri prej të lënduarve i cili ka qenë ngasës i njërës veturë është në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./SHQIP.com