Lajme

Aksident në Shupkovc të Mitrovcës, lëndohen dy persona

Aksidenti në Shupkovc

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Pamje nga aksidenti në Shupkovc.

“Nga informacionet e para mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në Shupkovc. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 17 aksidente trafiku me të lënduar, kurse 45 aksidente vetëm me dëme materiale./SHQIP.com