Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku tre persona mbetën të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, ndërsa në të ishin të përfshira tri automjete.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai. /Shqip.com