Lajme

Aksident në Kamenicë, vdes një person

Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Sterzoicë – Kamenicë.

Siç raporton Policia, aksidenti ka ndodhur në mes një motoçiklete dhe një biçiklete.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Ilustrim

Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore./Shqip.com