Lajme

Aksident në Ferizaj, të lënduarit dërgohen në Emergjencë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Ferizaj- Gjilan , më saktësisht në fshatin Sojevë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

“Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe  dy automjete të parkuara. Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge, ku i godet dy automjete që ishin të parkuara” ka thënë Veseli.

Më tutje Veseli ka thënë se veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta trupore pësojë dy persona të cilët dërgohen për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në vendin e akisdentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente e cila po e heton rastin.

/Shqip.com